
ROLI I NJË MASHKULLI
ÇFARË DUHET TË BËJË NJË MASHKULL?
Sipas një shprehje të vjetër, e cila thotë: “Në jetë, një mashkull duhet të ndërtojë një shtëpi, të mbjellë një pemë dhe të bëjë një fëmijë.” Dy detyrat e para janë relativisht të lehta për tu realizuar. Bërja e një fëmije, është një ëndërr që shumë e më shumë meshkuj po hasin vështirësi deri në pamundësi për të realizuar.
Për arsye të ndryshme, gjithnjë e më pak fëmijë po lindin në mbarë botën. Aktualisht 10-15% e të gjitha çifteve në botë nuk mund të bejnë fëmijë, pavarësisht dëshirës së tyre. Shkaktarët e infertilitetit janë të shpërndarë në mënyrë të barabartë në femra (faktori femër) dhe meshkuj (faktori mashkull), d.m.th. 50:50, një kombinim i të dy faktorëve.
«FAKTORI MASHKULL»
PROFERTIL® MUND T’JU NDIHMOJË
Në 40-90% të rasteve, shkaku i infertilitetit tek meshkujt është prodhimi i pamjaftueshëm i spermës. Studimet kanë treguar një rënie të dukshme prej 58% në sasinë normale të spermës së prodhuar gjatë 50 viteve të fundit.1,2
Një analizë e më shumë se 100 studimeve të publikuara tregojnë një tendencë sinjifikative të zvogëlimit të dendësisë së spermës gjatë 60 viteve të fundit, veçanërisht në SHBA dhe Europë/Australi (-1-3% çdo vit). 3,4
Ndërsa ka mundësi të shumta të trajtimit mjekësor për femrat, fekondimi in vitro (IVF) një shembull, mundësitë në dispozicion për meshkujt, për të përmirësuar faktorin e tyre vendimtar – cilësinë e spermës – janë shumë të kufizuara.
1 Imhof M., Matthai C., Huber J.C. Einsatz von Profertil® zur Therapie des „male factors“ und Verbesserung des Spermiogramms; Gyn-Aktiv 2007;2:68.
2 Sinclair S. Male infertility: nutritional and environmental considerations; Altern Med Rev 2000; 5(1):28-38.
3 Sëeen S.H., Elkin E.P., Fenster L. The question of declining sperm density revisited: An analysis of 101 studies published 1934-1996; Environmental Health Perspectives 2000; 108 (10).
4 Carlsen E., Giëercman A., Keiding N., Skakkebaek N. Evidence for decreasing quality of semen during past 50 years; Br Med J 1992; 305:609-61